Një avion mësimor i Forcave Ajrore të Greqisë është rrëzuar mesditën e sotme në Plazhin Perëndimor të Kallamatës.

Në bordin e avionit ishin dy pilotë, të cilët mundën të shpëtonin pasi u hodhën me parashutë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forca policie dhe ambulanca. 

Avioni T-2 është me dy motorë dhe është  ndërtuar nga amerikanët.

Nuk dihet arsye e rrëzimit të avionit


/Ora News.tv/