Greqi/ Motorri përplaset me furgonin, vdes greku dhe një turist

Dy të vdekur, një grek dhe një turist është bilanci i një aksidenti regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30 në rrugën kryesore në Kalamaki, në Greqi.

Sipas zarpanews.gr,  në aksident janë përfshirë një mjet tip furgon dhe një motor, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit të rëndë.

Fillimisht viktimat janë transportuar në spitalin e Chanias, por më pas kanë ndërruar jetë duke mos ju rezistuar dot plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes mbërritën autoritetet policore, të cilat  punuan për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



EMISIONET