Greqi, kapet gomonia me 424 kg marijuanë, pranga skafistit shqiptar

Nga Italia në Greqi, droga shqiptare nuk ndalet.

Policia greke ka zhvilluar një operacion në zonën e Igumenicës ku ka kapur një gomone me 424 kilogramë marijuanë, ndërsa në pranga është vënë edhe skafisti shqiptar.

Siç raportojnë mediat helene, operacioni u zhvillua në mesnatë në plazhin e Platarias në Igumenicë.

42-vjeçari shqiptari shqiptar u kap teksa tentonte të nxirrte lëndan narkotike nga gomonia dhe ta hidhte në treg.

Gaztetari i Ora News në Greqi, Robert Goro raporton se në operacionin për kapjen e gomones me drogë u angazhuan 7 skafe të policisë bregdetare nga Igumenica, Korfuzi dhe Lefkada.

Burime të policisë helene bëjnë të ditur se gomonia po monitorohej që në momentin e hyrjes në ujerat greke dhe u la enkas të shkonte në destinacionin e caktuar, ku dhe u kap.

EMISIONET