Një i ri shqiptar është plagosur si pasojë e një aksidenti në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën nga Harakas për Metaxochori, në prefekturën e Heraklion.

Sipas mediave greke, shqiptari 22-vjeçar është dërguar në spital me plagë të rëndë.

Shqiptari i dërgua në spitalin Venizelio, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

/Ora News.tv/