Katër shqiptarë arratisen nga burgu, ja fotot e dy prej tyre

Katër shqiptarë janë arratisur nga një burg grek mëngjesin e së hënës (3 qershor) teksa po tentonin të transferoheshin në një burg tjetër. 

Ata arritën të arratiseshin rreth orës 03:40 nga divizioni i transferimit ndërsa njëri prej tyre u arrestua rreth orës 07:20

Dy prej të arratisurve janë Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani. Zougla.gr publikoi fotot e tyre.

Fillimisht u raportua se dy prej të arrestuarve nuk ishin shqiptarë.



Ora 10: 18 Arratisja nga burgu grek

Katër të burgosur, dy prej tyre shqiptarë dhe dy gjeorgjanë janë arratisur nga burgu Petrou Ralli në Athinë. Arratisja e tyre ka ndodhur para orës 07:30 të mëngjesit të së hënës.

Mediat helene raportojnë se shqiptarët ishin transferuar përkohësisht në burgun Petrou Ralli pasi pak ditë më parë ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalos.

Ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin.

Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar dhe u morën armët.

Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen.

Sipas informacioneve ka pasur një shkëmbim zjarri, por nuk pati persona të lënduar.

Policia u mobilizua duke arrestuar njërin prej të dënuarve, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 3 të tjerë.

EMISIONET