Gratë shtatzëna, ja si të ulin rriskun e lindjeve të parakohëshme

Gratë shtatzëna, ja si të ulin rriskun e lindjeve të

Gratë mund të ulin ndjeshëm rrezikun e lindjeve të parakohshme duke konsumuar vaj peshku, sipas një studimi.

Për vite të tëra, gratë që prisnin të bëheshin nëna janë këshilluar të mos konsumojnë shumë peshk për shkak të ekspozimit nga mërkuri.

Tani studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i acideve yndyrore omega-3 në nivele të larta mbajnë larg lindjen e parakohëshme.

Studimi sugjeron se konsumimi i peshkut si: salmon, ton, dhe merluc sjellin shumë dobi si për shëndetin e nënës ashtu edhe për shëndetin e bebes.

Shkencëtarët e Univeristetit Harvard thonë se gratë që konsumojnë më pak se dy herë në javë peshk, duhet të marrin tableta me vaj peshku.

Kërkuesit analizuan të dhënat që përfshijnë 96.000 fëmijë në Danimarkë. Ata ekzaminuan kampionët e gjakut nga 376 gra të cilat lindën fëmijët e tyre para 34 javëve të shtatzanisë dhe i krahasuan me gratë që lindën në kohë.

Skuadra krahasoi nivelin e acideve yndyrore DHA dhe EPA.

Ata zbuluan se gratë me nivel më të lartë të acideve yndyrore, që gjenden tek peshku, në gjashtë muajt e parë të shtatzanisë së tyre, ishin 10 herë më pak të rrezikuara nga lindjet e parakohëshme.

Dr Sjurdur Olsen, nga Harvard, thotë se :"Gratë këshilloheshin ta shmangnin peshkun për shkak të mërkurit. Por, shton ai, rezultatet tona mbështesin konsumimin e peshkut për shkat të acideve undyrore, të pasura me omega-3 në shtatzani."

Studimet e fundit këshillojnë se gratë shtatzëna duhet të konsumojnë të paktën dy porcione peshku në javë, një prej të cilave duhet të jetë e yndyrshme.

EMISIONET