Dy gra janë arrestuar pasi u kapën duke shitur ëmbëlsira që përmbanin marijuanë në një kishë në Gjeorgji.

 Ebony Cooper dhe Leah Pressley u ofruan njerëzve ushqime me marijuanë. Ato u arrestuan gjatë një eventi që kisha, në qytetin e Savannah, po mbante për sipërmarrësit vendas.

Ato u ndaluan nga policia pas ngjarjes dhe u përballën me akuzat për drogë.

Policia raportoi se Cooper kishte vendosur drogën në një tavolinë dhe se kisha nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të paligjshme.

Ligjet e marihuanës në SHBA ndryshojnë nga shteti në shtet, me nëntë shtete dhe Uashington DC që kanë legalizuar drogën, por është e paligjshme në Gjeorgji.

/Ora News.tv/