Gratë dhe vajzat të cilat kanë luajtur rol të rëndësishmëm në diplomacinë shqiptare janë bashkuar në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme në kuadër të ditës së gruas 8 Marsit.

E pranishme në këtë aktivitet, ish-deputetja Majlinda Bregu nuk nguroi të shpaloste platformën e saj si kandidate për Sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe të kërkonte mbështetjen e diplomatëve të huaj.

Bregu: Unë nuk besoj se ministri Bushati më ka thirrur vetëm si përfaqësuese e opozitës ku vazhdoj të jem akoma, por edhe për pozicionin për të cilin kam aplikuar. Për herë të parë shoh një përpjekje mbarëkombëtare jo vetëm të shtetit shqiptar, por të të gjithë shqiptarëve për të mbështetur jo vetëm një grua që kandidon për një pozicion të rëndësishëm, por për ti dhënë atë që meriton.

Kandidimin e Majlinda Bregut për Sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Ministri i Jashtëm Bushati e shikon arritje për një grua shqiptare dhe maturi të institucioneve të shtetit.

Bushati: Nuk ka zgjerim te koalicionit, por ka një pjekuri nga ana e shoqërisë shqiptare për të mbështetur jo thjesht një grua në karrierë.

Për Ambasadoren e  Holandës  Deëi van de Ëeerd në kushtet kur 1 në 3 gra dhunohen duhet më shumë vëmendje ndaj tyre.

Ndërkohë gratë dhe vajzat, të organizuar nga shoqëria civile kanë marshuar nga Sheshi Skëndërbej drejt Presidencës për të protestuar për të drejtat e tyre. Aleanca për të drejtën në punë u bëri thirrje punëdhënësve dhe institucioneve për të shmangur abuzimet ne punë.

/Ora News.tv/