Grabitja në Rinas, shuma e sekuestruar mbi 100 mije euro

Grabitja në Rinas, shuma e sekuestruar mbi 100 mije euro

Shuma e sekuestruar nga policia është mbi 100 mijë euro. Policia e shtetit informoi sot se kishte arrestuar një tjetër të dyshuar si bashkëpuntor në ngjarjen e datës 09.04.2019  ku u vodhën  me armë nje sasi e kosiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinas.

Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë por pa përcaktuar shumën.

Personi i shoqëruar është punonjës i aeroportit.  Ndërkohë që gazetari i RTV Ora informon se shuma e sekuestruar është mbi 100 mijë euro.

Kujtojmë se në grabitjen e 9 prillit në Rinas u vodhën 6 milionë euro.


EMISIONET