Katër të arrestuar në Elbasan për supergrabitjen në Rinas, dyshohet se modifikuan furgonin "Hetimi Tatimor"

Katër të arrestuar në Elbasan për supergrabitjen në

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme  katër persona në Elbasan lidhur me supergrabitjen e 9 prillit të këtij viti në aeroportin e Rinasit.

Personat e ndaluar dyshohen se kanë lidhje me grabitjen. Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar.

Burime nga Prokuroria  bëjnë me dije se 2 nga 4 të ndaluarit dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Furgonit iu modifikua shasia për të hapur dyert e aeroportit.

Një prej të ndaluarve dyshohet të jetë nga Fushë-Kruja.

Si shkoi policia te katër të ndaluarit

Bazuar mbi dyshimet e krijuara pas verifikimeve policia ushtroi kontrolle në dy servise në Elbasan dhe në Fushë Krujë. Prokuroria mori fillimisht në pyetje një nga punonjësit e servisit pranë Metalurgjikut në Elbasan.

Pas verifikimeve, Prokuroria kërkoi ndalimin e 4 personave, 2 prej të cilëve dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’.

EMISIONET