Dhunoi dhe grabiti të moshuarit në Memaliaj, arrestohet në Shkodër i riu nga Paskuqani

Dhunoi dhe grabiti të moshuarit në Memaliaj, arrestohet në

Ka përfunduar në prangat e policisë autori i grabitjes së çiftit të tregtarëve në Memaliaj. 

Në pranga ka përfunduar Ilirjan Korbi, 29 vjeç, banues në Paskuqan, në rrethinat e Tiranës, i cili është arrestuar nga policia e Shkodrës. 

Ngjarja ndodhi më 22 janar të këtij viti, ku u grabit çifti i të moshuarve Mustafa Mustafai 71 vjeç dhe bashkëshortja e tij Felleza Mustafai, të cilët u dhunuan në dyqanin e tyre.

Ata kane qenë duke mbyllur dyqanin në një zonë periferike të qytetit. Në çastin kur po fikeshin dritat një person është futur dhe i ka qëlluar me tytën e pistoletës dhe më pas u kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra.

Ata kanë marrë plagë të rënda në kokë dhe në duar ndërsa nga të bërtiturat janë alarmuar edhe banorët e pakët afër zonës.

Kanë qenë ata që kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që ka bërë transportimin e tyre drejt spitalit të Gjirokastrës.

Njeri prej familjarëve të çiftit pohoi për Ora News se grabitësit kanë qenë dy persona, njëri me një mjet ngjyrë gri, i cili priste në makinë, ndërsa tjetri është futur në dyqan ku ka marrë çantën me para të 71 vjeçarit.

Ndërkohë në orët e hershme të së dielës, tre grabitje u regjistruan në Tepelenë brenda 15 minuta.

EMISIONET