Grabitet marketi në Lezhë, autori i maskuar dhe armatosur

Grabitet marketi në Lezhë, autori i maskuar dhe armatosur

Një market në pronësi të shtetasit Z.K  në rrugen e Shtrausit në Lezhë është grabitur, nga një person i maskuar dhe i armatosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së mërkurës, ndërsa shumë e parave të grabitura është 300 mijë lekë të vjetra.

Sipas burimeve, grabitësi ka qenë duke lëvizur në këmbë në trotuar, kur ka hyrë brenda marketit dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shitësit që ti japë shumën e parave që kishte në kasafortë.

Nga frika shitësi nuk ka bërë rezistencë, por është detyruar që ti japë grabitesit leket që kishte në kasafortë.

Pasi ka marrë sasinë e parave, autori është larguar në këmbë përmes pallateve aty pranë. Policia e cila u njoftua për ngjarjen u vu mënjeherë në ndjekje të autorit por pa mundur që ta identifikojë dhe arrestojë atë.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në komisariat 8 përsona të cilët po merren në pyetje për ngjarjen.

Policia pritet të sekuestrojë kamerat e sigurisë të marketit, të cilat mendohet se kanë filmuar momentin e grabitjes.

Njoftimi i policisë

Me datë 22.11.2017, rreth orës 18:45 është marrë njoftim se tek Mini Marketi në pronësi të shtetasit Z.K, në qytet në Lezhë, një shtetas i paidentifikuar akoma, i mbuluar me shall në pjesën e fytyrës, ka hyrë në dyqan ku ka qenë vetëm shitësi dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë që e ka pasur në dorë , i ka vjedhur xhiron ditore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet policore që kanë kryer të gjitha veprimet hetimore ku janë sekuestruar provat materiale në vendngjarje si dhe sekuestruar kamerat e sigurisë për hetime të mëtejshme.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë , 8 persona për veprime hetimore të mëtejshme.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje.

EMISIONET