Një banesë në fshatin Buçimas të Pogradecit ka rënë pre e grabtijes.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, nku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Valter Gora, pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij,  dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


/Ora News.tv/