Goranët promovojnë traditat, Bashkia dhe Ambasada bullgare aktivitetet në Kukës

Goranët promovojnë traditat, Bashkia dhe Ambasada bullgare aktivitetet

Në Shishtavec të Kukësit u promovua kultura dhe traditat e Gorës komunitetit që pak kohë më parë u klasifikua si pakicë etnike bullgare. Aktiviteti u organizua nga Bashkia e Kukësit me mbështetjen e Ambasadës bullgare, me qëllim evidentimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Këngë e valle që i kanë trashëguar ndër breza. Goranët e Kukësit treguan traditat.

Të ftuarit e nderit kishin ardhur nga Bullgaria.

Aktiviteti në Shishtavec, ishte organizim i Bashkisë së Kukësit në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Shqipëri e cila festoi mes tyre.

Ambasadorja, Adela Pashkova, u premtoi se do ti ndihmojë në ruatjen dhe promovimin e traditave dhe bashkëpunimit të cilësuar të shkëlqyer mes dy vendeve, rrugë në të cilën u angazhua edhe kryebashkiaku Bashkim Shehu.

Aktivitetet u paraprinë nga një takim në bashkinë e Kukësit mes kryebashkiakut dhe Ambasadores ku u diskutuan rreth problematikave dhe projekteve zhvillimore për Kukësin e në veçanti për zonen e Gorës e klasifikuar si pakicë etnike bullgare.

EMISIONET