Google paditet për diskriminim gjinie në paga

Google paditet për diskriminim gjinie në paga

Tre gra që punonin për kompaninë Google kanë ngritur padi ndaj saj pasi paguan gratë më pak se burrat për të njëjtën punë.

Sipas BBC, padia thotë se gjiganti tekonologjik është në dijeni të situatës, por nuk ka bërë asgjë për këtë. Firma është nën hetimin e Departamentit Amerikan të Punës për diskriminimin e pagave të punëtorëve.

Gjithcka erdhi pasi Silicon Valley u përball me një vëzhgim rreth marrëdhënieve gjinore. Gjatë verës, një punonjës i Google që kritikonte diversitetin e programeve dhe praktikat e punësimit u bënë publike.

Vetëm pas pak ditësh, Google e pushoi nga puna.

a.m/oranews.tv/

EMISIONET