Punonjës të Google-it në të gjithë botën do të lënë sot zyrat në një protestë të paprecedentë në lidhje me trajtimin e grave.

Ata po kërkojnë disa ndryshime kyçe në mënyrën e trajtimit të ngacmimeve seksuale, madje po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund abortimit të detyruar, gjë që do të mundësojë ngritjen e padive.

Drejtori ekzekutiv i Google-it Sundar Pichai i tha stafit se ai e mbështet vendimin e tyre për të ndërmarrë nisma të tilla.

"E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin që ndjejnë shumë prej jush," tha ai në një email dërguar të gjithë punëtorëve.

 Zemërimi në firmë shpërtheu javën e kaluar, kur u zbulua rasti i Andy Rubin-it, një ish-zyrtar i lartë që mori 90 milionë dollarë shpërblim pasi ka lënë punën, edhe pse Google i vërtetoi akuzat ndaj tij për ngacmime seksuale.

/Ora News.tv/