Gomonia në Vlorë, sekuestrohen edhe 456.9 kg kanabis në Karaburun

Gomonia në Vlorë, sekuestrohen edhe 456.9 kg kanabis në Karaburun

Sekuestrohen edhe 456.9 kg Cannabis Sativa, e cila dyshohet se do të ngarkohej në gomonen që u kap në Mal të Zi. Lënda narkotike u gjet në Bristan, në gadishullin e Karaburunit e paketuar në 21 pako.

"Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe GdF kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia, dhe u gjetën 28 kg Cannabis Sativa. Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej" njofton policia.

Po hetohen tre shtetas malazezë dhe dy shtetas shqiptarë.

 Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Malit të Zi janë duke kryer veprime hetimore ndaj shtetasve E.K., M.S., R.M., (shtetas malazez), dhe G.M., L.H., e J.M., (shtetas shqiptar), me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kesaj veprimtarie kriminale. Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë për veprën Penale ''Trafikimi i narkotikëve''.

Dy ditë më parë në zonën e Gadishullit të Karaburunit u kap një gomone e cila dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.Gomonia  e cila u pikas në ujrat territoriale të Gadishullit të Karaburunit, u kap pas 24 orë ndjekje. Në bordin e saj ishin tre shtetas malazez.

Operacioni antidrogë u realizua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcën, Helikopterin e FA, QNOD, GdF në Shqipëri e Itali të koordinuar nga Zyrat reciproke Ndërlidhëse të policive, si edhe me Policinë, Marinen Ushtarake e Rojen Bregdetare të Malit të Zi.

Lexo më shumë: Gomonia e nisur nga Vlora kapet në Mal të Zi, pranga 5 trafikantëve malazezë

 



EMISIONET