Presidenti i Amerikës, Donald Trump nisi turneun e tij në Azi, ndërsa bëri ndalesën e parë në Japoni.

Tashmë është bërë e zakonshme që në daljet e tij publike të ndodhë ndonjë gafë, por qëndrimi larg kamerave bëri që të publikoheshin disa pamje qesharake dhe të dhimbshme për personin krah tij.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe e priti presidentit në një Klub golfi për të bërë një ndeshje të qetë ndërsa kërkuan që të mediat të mos ishin të pranishme. Një nga televizionet japoneze ka dërguar një helikopter për ti filmuar, ku duket se si Abe rrëzohet duke gjuajtur topin.

Gjatë këtij momenti, Trump e kishte humbur mendjen diku tjetër pasi ishte kurriz dhe nuk pa asgjë. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, duke shkaktuar shumë të qeshura.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/