Golden Globes 2018, skandali i ngacmimeve seksuale dominon ceremoninë

Golden Globes 2018, skandali i ngacmimeve seksuale dominon ceremoninë

Fjalimet e fuqishme dhe deklaratat e unitetit kanë dominuar në edicionin e çmimeve  Golden Globe 75.

Kjo ishte ceremonia e parë e çmimeve të mëdha të Hollivudit që u mbajt qëkur industria e filmit u sulmua nga skandalet e ngacmimeve seksuale dhe yjet u veshën me të zeza për të nderuar viktimat.

Oprah Winfrey tregoi gjendjen e saj shpirtërore, duke thënë se " ditë të reja janë në horizont" ndërkohë ajo mori dhe një çmim nderi.

Fokusi kryesor në natën e madhe të këtyre çmimeve ishte në atmosferën aktuale në Hollywood dhe fushatat si" Me Too" dhe "Time's Up", të cilat janë të përqendruara në sjelljen e ndryshimeve për gratë jo vetëm në industrinë e argëtimit.

Shumë fitues dhe prezantues në ceremoninë e Beverly Hills folën për skandalin e vazhdueshëm , me mikpritësin kryesor aktorin Seth Meyers.

"Zonja dhe zotërinj mirëse erdhët !"

"Është 2018 dhe marihuana më në fund lejohet ndërsa  ngacmimi seksual jo"

"Për kandidatët meshkuj të nominuar sonte, kjo do të jetë hera e parë që prej tre muajsh që nuk do të tmerroheni  kur të dëgjoni emrin tuaj të lexuar me zë të lartë"- kështu e hapi fjalimin e tij me shaka Seth Meyers.

Ishte Oprah, fjalimi i të cilës kishte reagimin më të madh, kur të pranishmit u ngritën në këmbë me duartrokitje të panumërta.

Pasi fitoi çmimin dhe mori trofeun e e nderit Cecil B DeMille ,duhet theksuar që është gruaja e parë me ngjyrë që fiton këtë çmim,ajo tha: " Të tregojmë të vërtetën është mjeti më i fuqishëm që kemi të gjithë".

"Për një kohë të gjatë, gratë nuk janë dëgjuar apo besuar nëse kanë guxuar të flasin të vërtetën mbi fuqinë e këtyre burrave, por koha e tyre është tani"- u shpreh ajo.

Laura Dern ishte një tjetër fituese që u shpreh mbi temën e ngacmimit seksual.

Barbra Streisand gjithashtu tha: "Popull, koha është tani.Ne kemi nevojë për më shumë drejtoresha gra ".

Natalie Portman ndërsa paraqiti çmimin e drejtorit më të mirë, iu referua me kujdes të të gjithë kandidatëve meshkuj.

EMISIONET