Gol dhe asist në Francë, sulmuesi shqiptar përfshihet në formacionin e javës krah Messit

Sulmuesi i kombëtares kosovare, Arbër Zeneli ka qënë thjeshtë fenomenal këtë fundjavë me Reims, teksa ka shënuar një herë dhe ka asistuar në fitoren 4-2 ndaj Montpellier.

23 vjeçari është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Evropë. Në formacionin e përpiluar nga gazeta italiane, Gazzetta dello Sport, Zenelin, shihet krah yjeve si Lionel Messi të Barcelonës e Kylian Mbappe të Paris Saint Germainit.

Në ndeshjen e parë si titullar me klubin e ri Reims, Zeneli ka gjetur golin, të parin personal në Ligue 1, që pas transferimit nga Heerenveen, derisa ka asistuar njëherë. Fillimisht, Zeneli asistoi për Oudin, i cili shënoi golin e barazimit (1-1).

Më pas talenti i Kosovës shënoi personalisht për rezultatin 2-1 nga pika e bardhë.




EMISIONET