Autoritetet policore italiane në bashkëpunim me Policinë Finaciare të Chietit kanë kryer gjatë orëve të fundit arrestimin e disa personave të akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Hetime e Shërbimit Qëndror Operativ dhe të Financës kanë çuar në shkatërrimin e 3 grupeve trafikantësh italo-shqiptarë që vepronin në territorin e provincave të Chietit, Pescara e Aquilla.

Operacioni i koduar "Thembra e Akilit" ekzekutoi urdhër arrestimin e 25 personave dhe në sekuestrimin e 32 kg drogë të tipit marijuanë, kokainë e hashash. Gjithashtu u sekuestruan dhe 73 mijë euro cash.

Grupi i parë i trafikantëve i quajtur nga prokurorët italianë si "kanali shqiptar i drogës", kishte bazën operative në një territor të gjerë e të izoluar bujqësor në komunën Bucchianico.

Ky grup ishte i përbërë nga trafikantë me origjinë ballkanike të drejtuar nga një 30 vjeçar shqiptar pa leje qëndrimi në Itali e që komandonte një rrjet të gjerë trafiku lëndësh narkotike kryesisht në territorin e Chietit. 

Për RTV Ora, Kapiteni i Policisë Financiare, Giuseppe Lagana tha se në këtë grup u arrestuan 6 shqiptarë, 3 me masë arrest në burg dhe 3 arrest shtëpie.

Grupi i dytë i trafikantëve të drogës ishte i përbërë nga ultras të tifozerisë Chieti futboll dhe kishin lidhje me grupin e parë.

Bazën e tyre e kishin në dy lokale të njohura të Chietit "Bullodzer" e "The ëanted", ku përpunoheshin, konfesionoheshin e trafikoheshin doza droge kryesisht të tipit kokainë.

Shkatërrimi i këtij grupi trafikantësh u bë e mundur falë përfshirjes së agjentëve policorë nën mbulim (undercover).

Grupi i tretë i trafikantëve i quajtuar "grupi peskarez" u zbardh gjatë hetimit të një personazhi të njohur të krimit me origjinë nga provinca e Foxhias i cili nën mbështetjen e një shtetase nga Kuba kishte hyrë në aferë droge me 2 trafikantë të fuqishëm nga Peskara.

/Ora News.tv/