Goditje "superiore", Bylis zyrtarizon dy lojtarët e rinj

Goditje "superiore", Bylis zyrtarizon dy lojtarët e rinj

Bylis i Superiores ka dhënë shenjat e para vetëm ditën e sotme. Mallakastriotët duket se po kalonin një gjumë letargjik, por drejtuesit kanë punuar në heshtje dhe kjo i ka bërë mirë skuadrës.

Pak minuta më parë, Bylis konfirmoi akordin me dy futbollistë mjaft cilësor. Edison Ndreca dhe Donald Mëllugja janë dy lojtarët më të ri të ballshiotëve.

"Edison Ndreca dhe Donald Mellugja jane pjese e skuadres sone per sezonin e ardhshem! Ndreca luan ne linjen e majte, ndersa Mellugja eshte mesfushor qendre. Puna nis zyrtarisht!"-thuhet në statusin e klubit në "Facebook".

Ndreca, 24 vjeç luan në rolin e mbrojtësit, teksa sezonin e shkuar e mbylli me Kastriotin. Ndërkohë 24 vjeçari Mëllugja e mbylli me Besën dhe pritet të ndihmojë Bylis për të gjetur rrugën e rrjetës.

EMISIONET