Kryebashkiaku gjerman, i cili mbështet refugjatët është sulmuar me thikë nga një peson i armatosur. Andreas Hollstein i partisë "CDU" të kancelares Angela Merkel, i mbijetoi agresionit dhe hodhi dyshimet e para se shkaku i sulmit mund të ketë lidhje me qëndrimet e tij liberale të emigracionit. Kryebashkiaku konservator i Altena, u ther në qafë në një dyqan dhe pas trajtimit mjekësor ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Qyteti i Altenas është i njohur për pranimin e emgrantëve më tepër sesa kuota e përcaktuar.  Ndërkohë edhe autoritetet besojnë se agresioni ka ndodhur për motive politike.  Disa dëshmitarë, të cituar nga mediat gjermane thanë se sulmuesi, i cili ndodhet në paraburgim, ka kritikuar politikën e azilit të kryebashkiakut.

Ndërsa zonja Merkel në llogarinë e saj në tëitter, shfaqi zemërimin dhe dënoi ashpër sulmin ndaj kryebashkiakut. 

Performanca e dobët e kristiandemokratëve në zgjedhjet e shtatorit i është atribuuar  kryesisht kritikave ndaj politikës së saj liberale të emigracionit, nën moton "Ne mund t'ia dalim".

Gajtë krizës së migrantëve të Europës 2015-2016, Merkel pranoi më shumë se një milion azilkërkues në Gjermani, pjesa më e madhe  e të cilëve ishin muslimanë.

Qyteti Altena me rreth 17 mijë banorë, fitoi një çmim disa muaj më parë, për integrimin e emigrantëve. Komuna përpiqet të strehojë emigrantët apartamente normale, duke shmangur hostelet për refugjatët.



/Ora News.tv/