Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës drejt Greqisë, 11 të arrestuar

Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës drejt Greqisë, 11

Policia e Shtetit shqiptar ka goditur një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi, duke arrestuar dhe ndaluar 11 persona.

Operacioni i koduar  “BISTRICA 2019”, kapi personat të cilët do të trafikonin një sasi prej 79 kg kanabis.

Gjate këtij Operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit;

E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, të katërt banues në Fier.

Si dhe u ekzekutuan urdhërat e ndalimit për shtetasit;

•      P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, të tre banues në banues në Patos-Fier.

•      A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe G.S., 27 vjeç, të katërt banues në Fier.

"Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.", sqaron policia.

Në kuadër të këtij procedimi me datë 05.04. 2019, në P.K.K. Kapshticë, është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota” që drejtohej prej tij.

Personat e arrestuar dhe te ndaluar kanë konsumuar elementët e veprave penale ”Trafikim të lëndëve narkotikëve”, ”Grup i Strukturuar Kriminal”, në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u arrestua në Mallakastër dhe shtetasi H. L, 52 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në tërësi u sekuestruan:

      145.6 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”;

      4 automjete te markave te ndryshme;

      Një sasi vlerash monetare

      14 aparate celularë me kartat sim të markave të ndryshme.

      3 amë zjarri dhe municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

EMISIONET