Godelli tërhiqet nga gara, peshëngritësi dështon në Europian

Godelli tërhiqet nga gara, peshëngritësi dështon në

Daniel Godelli e ka mbyllur në mënyrën më të keqe kampionatin Europian të peshëngritjes që zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Peshëngritësi shqiptar është tërhequr nga gara pas dështimit në stilin e shkëputjes, duke mos e ngritur asnjëherë shtangën.

Pas 3 tentativave të dështuara në stilin e shkëputjes, peshëngritësi shqiptar ka ndjerë dhimbje në krahun e tij të majtë, çka ia ka bërë të pamundur vijimin e garës në stilin e shtytjes.


EMISIONET