Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës ka treguar për mediat momentet e tmerrit nga gjithë ajo që i kanë parë sytë.

Ishim në drekë, në atë festë, ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina si plak që jam më shpejt, pas meje u ngrit edhe ky. I thashë ca do bësh, më tha do nxjerr dhentë” – tregon gjyshi.

Duke u ndalur në skenën pas krimit, ai tregon: “  Pashë një vëlla të shtrirë me kokë poshtë i vrarë e mora. Mora dhe kunatën e ujdisa. Më pas pashë nusen e vrarë të Azemit. Kur shkova pastaj andej tek nipi i vogël (e ka fjalen per familjen e Besim Zykajt) Oj nene.  Ajo ishte kujë e zezë.”


/Ora News.tv/