Gjyshes i kthehet portofoli i vjedhur 75 vite më parë

Gjyshes i kthehet portofoli i vjedhur 75 vite më parë

Kur të vjedhin portofolin, ndoshta nuk pret të marrësh përsëri mbrapsht, sidomos pas 75 vjetësh.

Betty Sissom mori dhuratën e jetës javën e kaluar pasi kuleta e saj që i humbi rreth viteve 1940 u kthye tek ajo.

Kuleta e 89-vjeçares u zbulua në një mur të banjës së shkollës së mesme, së bashku me disa kuleta të tjera.

Ajo u gjet gjatë punimeve për kthimin e shkollës së mesme Centralia në një kishë.

Pastori Seth Baltzell tha se një hidraulik gjeti kuletën e fshehur në murin e një prej banjave të vajzave.

Pastori vendosi ta bashkonte me pronaren e saj.

Ai publikoi foto në Facebook me kartat e identitetit dhe postimi i tij u shpërnda 3.000 herë.

Sissom, që u diploma në Centralia High në vitin 1947, u trondit kur portofolin e kuq pas gjithë atyre dekadave.

Ajo nuk gjeti para në të, por zbuloi kartën e saj të Sigurimeve Shoqërore, që e kishte kërkuar për 70 vjet.

EMISIONET