Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kalon me sukses vetingun

Vitore Tusha kalon me sukses vetingun. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon lënien në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi u dha në orën 09:00 (5 prill 2018) ndërsa me shkrim do jepet brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës së sotme (5 prill)  

Vitore Tusha është gjyqtarja e parë që kalon vettingun, ndërsa kolegi i saj, Fatos Lulo pak ditë më parë u shkarkua nga posti i gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Trupa gjykuese përbëhej nga Alma Faska kryesuese, Valbona Sanxhaktari, relatore, Xhensila Pine anëtare. 

Dje në seancën dëgjimore ku u lexua raporti nga relatorja Sanxhaktari, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha nuk kishte asnjë problem me pasurinë e saj, nuk kishte kryer deklarim të rremë dhe e kishte pasurinë e saj të justifikuar.

Nga informacionet e marra nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, gjyqtarja Tusha vlerësohej e përshtatshme për të vazhduar në sistemin e drejtësisë. Po ashtu edhe nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk kishte vërejtje për aftësinë e saj profesionale.



vijon


EMISIONET