Gjyqtari i Apelit të Korçës në sitën e vettingut, i hapin punë dhuratat

Gjyqtari i Apelit të Korçës në sitën e vettingut, i

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore për Sotiraq Lubonjën, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Trupi gjykues përbëhej nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari.

Raporti  i ILDKPI-së për këtë gjyqtar kishte konstatuar fshehje të pasurisë, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thotë se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.

KPK ka shprehur rezerva për pasurinë e gjyqtarit, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.

Edhe për banesën e dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstaton se ka mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në vetting.

Në argumentet e tij, Sotiraq Lubonja pretendon se pasuria që KPK-së nxori me pikëpyetje është e ligjshme.

Vendimi do të jepet me 8 tetor, teksa gjyqtari Lubonja ka kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë.


EMISIONET