Dy kandidatët për KED në sitën e vettigut, gjyqtarët probleme me pasurinë

Dy kandidatët për KED në sitën e vettigut, gjyqtarët

Gjyqtarët Ahmet Jangulli dhe Sotiraq Lubonja ishin dy kandidatët për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të cilët dolën këtë mërkurë në seancë dëgjimore para KPK-së.

Për të dy këta subjekte që kandidojnë në organin më të lartë të drejtësisë, ILDKPI kishte konstatuar probleme me pasurinë, konkluzion që kishte dalë edhe nga hetimi I KPK.  

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, nuk justifikonte një pasuri në vlerën e 12 milion lekëve, shumë të cilën në deklaratën vetting kishte deklaruar se ia kishte dhëne borxh tre personave.

Probleme për këtë gjyqtar ishin konstatuar edhe nga DSIK, në raportin e tij e kishte nxjerrë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës. 

DSIK e kishte informuar KPK se kishte të dhëna që ky gjyqtar në bashkëpunim me një prokuror kundrejt mitdhënies kishte favorizuar një të pandehur për ndryshim akuze.   

Por konkluzionet e KPK-së janë kundërshtuar nga gjyqtari, i cili pretendoi se nuk ishin marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortes notere.

Ndërsa në lidhje me pretendimin e DSIK, gjyqtari tha se vendimi i tij jo vetëm ishte lënë në fuqi nga gjykata e Apelit por ajo madje kishte pushuar akuzën për atë të akuzuar.

Edhe gjyqtari i gjykatës së Korçës Sotiraq Lubonja kishte probleme me pasurinë. 

Raporti  i ILDKPI-së për këtë gjyqtar kishte konstatuar fshehje të pasurisë mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, thotë se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.

KPK ka shprehur rezerva për pasurinë e gjyqtarit, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.

Edhe për banesën e dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstaton se ka mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në vetting.

Në argumentet e tij, Sotiraq Lubonja pretendon se pasuria që KPK-së nxori me pikëpyetje është e ligjshme. Vendimet për dy gjyqtarët pritet të jepen në 5 dhe 8  tetor.

EMISIONET