Gjyqtaret femra drejtojnë Super Kupën e Europës

Gjyqtaret femra drejtojnë Super Kupën e Europës

Për herë të parë në historinë e futbollit një finale kupe për meshkuj do të drejtohet nga gjyqtare femra. Dhe pikërisht është ekipi i gjyqtareve që drejtuan finalen  e botërorit për femra ato që do të gjykojnë finalen e Super Kupës sot mes Liverpool-i dhe Chelsea-t.

Gjyqtarja kryesore është Stephanie Frappart e cila është konsideruar dhe arbitrja më e mirë femër në planet. Ajo fillimisht e nisi karrierën si fubolliste por me kalimin e kohës i pëlqeu më shumë gjykimi dhe mësimi i rregullores. Për të dhe gjithë ekipin e arbitreve është arritja më e madhe e tyre deri më tani.

E pyetur Frappart nëse do të dëshironte të drejtonte një ndeshje Champions League ajo u përgjigj:

“Unë i kam ngjitur që tani disa hapa. Hapi i radhës për mua do të jetë të integrohem mirë në Ligën e Parë. Nuk do të jetë e lehtë. Ne sfidohemi çdo ndeshje”

Asistentja e Frappart, Manuela Nicolosi shkruan historinë duke qenë pjesë e kësaj skuadre.

“Nuk është hera e parë që ne ngjitemi në një skenë të madhe pasi ne morëm pjesë në Kampionatin Botëror. Më pëlqen shumë që të frymëzojë të fëmijët dhe për gjyqtaret e reja. Ne po krijojmë një rrugë për ta prandaj është diçka shumë special për mua” – u shpreh Manuela

Finalja e Super Kupës do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

 

EMISIONET