Gjykata rrëzon padinë e Vangjush Dakos kundër Lulzim Bashës

Gjykata rrëzon padinë e Vangjush Dakos kundër Lulzim Bashës

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar si të pabazuar padinë për shpifje të kryebashkiakut të  Durrësit, Vangjush Dako, ndaj kreu të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Vendimi është marrë mesditën e së mërkurës nga gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Luljeta Kodraliu.

Padia e kryebashkiakut të Durrësit është dorëzuar në gjykatën e kryeqytetit në dhjetor te vitit të kaluar. Krahas dënimit për shpifje, kryebashkiaku kërkonte edhe dëmshpërblim për dëmin moral të shkaktuar.

Ai ka paraqitur në gjykatë si provë deklarimet e bëra nga selia e PD-së ku krahas Tahirit dhe Qazim Sejdisë akuzonte edhe kryebashkiakun Dako si të lidhur me krimin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dakos, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social njoftoi se do t'i drejtohej gjykatës për të paditur kreun e selisë blu. Por gjyqtarja e çështjes pasi e ka shqyrtuar padinë e ka rrëzuar atë si të pabazuar ndërkohë qe ende nuk ka dalë vendimi i zbardhur.

EMISIONET