Gjykata i jep fund dyshimeve mbi vrasjen e Ermalit nga shoku i tij shqiptar

Gjykata i jep fund dyshimeve mbi vrasjen e Ermalit nga shoku i tij shqiptar

Ermali u vra gabimisht- ky është përfundimi në të cilën ka arritur shkalla e tretë e gjyqësorit në Varese të Italisë pas vrasjes së shqiptarit Ermal Abdushi. 

Për ngjarjen është dënuar shqiptari tjetër Jasin Sulo.

Ishte arma e mbajtur nga ai që i shkaktoi vdekjen shqiptarit Abdushi, pasi u qëllua me një plumb gabimisht dhe vdiq më 30 dhjetor të vitit 2015 në Locate Varesino.

Gjykata e Kasacionit konfirmoi gjithashtu vendimet e marra nga shkallët e tjera të gjyqësorit që e dënonin Sulon, 30 vjeç me banim në Varesin, 4 vjet dhe 5 muaj për vrasjen dhe 4 vjet dhe 4 muaj për mbajtjen e paligjshme të armëve. 

Arma me të cilët vrau shokun e tij ishte vjedhur pak ditë përpara ngjarjes në Liguria.

Pra, tre nivelet e gjyqësorit kanë arritur në përfundimin se në atë mbrëmje tragjike, Ermali ishte me Jasinin në një shtëpi me njerëz të tjerë dhe u plagos për vdekje në fytyrë nga një plumb i vetëm i qëlluar në distancë të afërt.

Versioni se vrasja ka ndodhur gabimisht është konfirmuar edhe nga dëshmitarët, pasi nuk ka pasur asnjë motiv.

EMISIONET