Një gjykatë franceze ka urdhëruar që një dyqan hallall në Paris të mbyllet për shkak se nuk shiste mish derri dhe alkool. 

Gjykata e Nanterre tha se dyqani hallall nuk plotëson nevojat e konsumatorëve.

Vendimi për mbylljen e “Good Price” në Colombes  erdhi të hënën. Dyqani nuk ka plotësuar kushtin e qirasë, sipas të cilit duhet të shërbejë si një "dyqan i përgjithshëm ushqimor", raportoi La Liberation.

Gjykata urdhëroi ndërprerjen e qirasë së dyqanit dhe largimin e qiramarrësve. Përveç kësaj pronari duhet të paguajë 4.000 euro për autoritetet lokale në lidhje me shpenzimet ligjore.

Gjykata vendosi që pronari i dyqanit nuk kishte arritur të përmbushë nevojat e të gjithë banorëve të zonës së banimit.

Produktet me të cilat dyqani furnizohej ishin të kufizuara dhe nuk përputhej me konceptin e mallrave të përgjithshme.

Banorët vendas u ankuan se dyqani hallall nuk shërbente siç duhej dhe produktet hallall përbënin 96% të asaj që shitje.

Në rafe ishte pamundur që të gjeje shishe vere apo mish derri edhe pse qiraja ishte dhënë për një "dyqan ushqimor të përgjithshëm".

Kur pronari i dyqanit u mor në pyetje i tha: “Është biznes, unë shikoj përreth dhe e vë në shënjestër atë që shoh".

/Ora News.tv/