Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesë-padinë e Mziut, i konfirmohet mandati Rakip Sulit e Pjerin Ndreut

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesë-padinë e Mziut, i

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka qenë i vetmi deri tani që ka provuar rrugën ligjore për ti pamundësuar socialistëve marrjen e drejtimit të bashkisë.

Por Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën e tij për tu bërë pjesë e procesit të iniciuar nga socialisti Rakip Suli për njohje të mandatit.

Ivi Kaso: "E vetmja mundësi që gjykata kishte që të mos përballej me shkeljet kushtetuese dhe ligjore ishte te mos na pranonte fare në proces, të mos na bënte palë dhe u kap tek një artefic ligjor sipas të cilit ky lloj gjykim iniciohet në Gjykatë me kërkesë dhe jo me kërkesë padi."

I pyetur nga mediat nëse Mziu do të lirojë zyrën për kryebashkiakun e dalë nga 30 qershorit, Kaso tha se ky vendim I përket qytetarëve.

Ivi Kaso: "Tashmë i takon popullit të Kamzës që të marrë vendimin nëse do të pranojë të qeveriset nga një person i cili përfaqëson më pak se 9% të tij ose jo."

Gjykata e Tiranës i konfirmoi mandatin e kryebashkiakut për bashkinë e Kamzës, Rakip Sulit çka i hap rrugë dhe konstituimit të këshilltarëve në këtë bashki dhe betimit të kryetarit të ri.

Ndërkaq Gjykata e Lezhës i ka konfirmuar mandatin si kryebashkiak edhe socialistit Pjerin Ndreu.

EMISIONET