Elton Cengu dhe Vasil Laçi, dy nga 23 kuksianët të arrestuarit për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit do të kalojnë mbrëmjen e së martës natën e fundit në burg.

Prej mesditës së të mërkurës ata do të jenë të lirë, duke u bërë kështu kuksianët e fundit që do të kthehen në shtëpi pas protestës së 31 marsit kur u dogj pika e pagesës në Rrugën e Kombit.

Gjykata e Kukësit i shpalli ata fajtorë dhe i dënoi me 4 muaj burg në një seancë ku u miratua një marrëveshje fajësie mes të akuzuarve dhe prokurorisë së Kukësit.

Në të njejtën seancë, gjykata e Kukësit ndryshoi masën e sigurisë nga 'arrest në burg' në 'detyrim paraqitje' për Xhevahir Gashin dhe Isa Koloshin.

Ndërsa pak ditë më parë për arsye shëndetësore u la i lirë dhe i arrestuari Florim Onuzi.

Ndërsa për 12  protestues të tjerë tjerë që ishin me masa sigurie 'detyrim paraqitje', u dënuan me gjoba 100 mijë lekë të reja dhe tetë muaj periudhë prove të cilën sipas vendimit të gjykatës munden ta paguajnë me kestë prej 5 000 lekësh.

Për protestën në Rrugën e Kombit dhe aktet e dhunës u arrestuan 23 kuksianët, nga të cilët gjykata e shkallës së parë Kukës fillimisht la në burg vetem 11, ndërsa Gjykata e Apelit Shkodër la në qeli vetëm 4 persona me precedentë penalë.

Vendimi per protestuesit

1.Vasil Laçi 4 muaj burg

2.Elton Cengu 4 muaj burg

3.Pavlo Hoxha 100.000  lekë gjobë

4.Avdi Duraku, 100 000 lek gjobë

5.Shkëlqim Vata 8 muaj shërbim prove

6.Xhevahir Hereni 8 muaj shërbim prove

7.Abdi Haziraj  8 muaj shërbim prove

8.Fatjon Ollomani 8 muaj shërbim prove

Rasim Onuzi, 4 muaj shërbim prove

Dogjan Lleshaj, 8 muaj shërbim prove

Ardit Alidini, 8 muaj shërbim prove

Arben Onuzi,  8 muaj shërbim prove

Avdi Xhahu, 8 muaj shërbim prove

Adem Duraku 8 muaj shërbim prove


/Ora News.tv/