Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi del me deklaratë në mbështetje të deputetes demokrate Rudina Hajdari, e cila u largua nga drejtimi i grupit parlamentar të opozitës së re, pas një mbledhje të deputetëve, të cilët caktuan Korab Litën.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit ai tha se: "Ne jemi të gatshëm t'iu themi gjithë shqiptarëve se Rudina Hajdari është një njeri që është shqiptaro-amerikane e studiuar, e bija e liderit të demokracisë Azem Hajdari dhe kurrë nuk mund të goditet, jo vetëm se është zonjë e nderuar, por është si intelektuale e re. Ndaj unë them mjaft me falangat e vjetra, mjaft me xhaketat e vjetra".

Për Myslym Muyrrizi tha se vjen me mbështetje të fortë të Ballit Kombëtar, por se është deputet i Partisë Demokratike, është në Kuvend, nuk e ka braktisur Kuvendin, "ndaj donin që të ishte nënkryetari i Kuvendit".

Por për ndryshimet në grupin parlamentar ai tha se "Zakonisht këto i bën Edi Rama. Unë iu them ndal politikanëve të vjetër, atyre që kanë gjakosur vendin, bulevardet e Shqipërisë. Gramoz Ruçi në Shkodër, Basha në sheshin qendror të Tiranës, mjaft me infiltrime që kërkon të përçajë partitë e djathta".

/Ora News.tv/