Gjumsi e Pasmaçiu dhurojnë spektakël, Tirana U-17 prek finalen e Kupës

Gjumsi e Pasmaçiu dhurojnë spektakël, Tirana U-17 prek finalen

Vazhdojnë sukseset për Tiranën. Pasi u shpall kampion kombëtar për grupin e Veriut për U-17, tashmë vjen një tjetër sukses. Bardheblutë kanë arritur për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mundën Teutën me shifrat 2-1.

Me gjithë rastet e krijuara, rezultati i pjesës së parë u mbyll me shifrat 0-0. Por rikthimi në fushë, pa një Tiranë më aktive e cila arriti që të kalojë në avantazh me anë të Aldi Gjumsi dhe Jurgen Pasmaçiu. Takimi final do të jetë mes Tiranës dhe Shënkollit, i programuar për tu luajtur nesër në orën 13:30.

EMISIONET