Gjukanoviç: Jo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Gjukanoviç: Jo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata e kreut të shtetit malazez u bë gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin shqiptar, Ilir Meta, të hënën në Potgoricë.

Sipas tij, Mali i Zi dhe Shqipëria janë shumë të interesuar  për vazhdimin dhe përfundimin me sukses të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës,  që do të çonte në një zgjidhje pra tike,  e cila nuk do të rrezikojë stabilitetin e rajonit.

"Është e kuptueshme gatishmëria e Malit të Zi dhe Shqipërisë, për të demonstruar plotësisht pretendimet e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit ndaj përpjekjeve të Serbisë dhe Kosovës në dialog.Ky është një vit shumë i rëndësishëm për rajonin, sa i përket pritjeve për një dialog midis Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog duhet të forcojë dhe konsolidojë bashkëjetesën midis serbëve dhe shqiptarëve, si dhe bashkëjetesën e të gjithë rajonit ", tha Gjukanoviç.

Proceset integruese të Ballkanit Perëndimor, mendon ai, janë  zgjidhja e vetme që ka rajoni.

EMISIONET