Një ujk ka sulmuar menjëherë gjuetarin, kur ky i fundit po kontrollonte nëse ishte i ngordhur apo jo. Në pamje duket se si gjuetari e lëviz me këmbë, dhe ujku ngrihet duke e sulmuar me qëllim që ta lëndojë.

Ky ishte një veprim i papritur për gjuetarin që filloi të bërtiste e vraponte i tmerruar.

Fatmirësisht nuk ishte i vetëm dhe kjo gjë ka bërë që ngjarja të mos bëhet tragjike. Ishin një grup gjuetarësh në një vend të largët të Kazakistanit, të cilët u munduan ta ndihmonin për të mos pësuar lëndime, por nuk dihet nëse ka ndodhur dicka serioze.

/Ora News.tv/