Një 20 vjeçar humbi jetën tragjikisht sot në Krujë.

Gjon Dobrozi nga fshati Gramëz ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Pasi ka marrë një sasi të konsiderueshme fostoksine ka shkuar në kishën pranë fshatit për të kryer vetëvrasjen. 

Mesa duket në gjëndje paniku ka lajmëruar të vëllanë. Familjarët e kanë marrë në makinë me qëllim transportimin e tyre drejt spitalit "Nene Tereza" të Tiranës ku dhe humbi jetën. 

Policia sqaroi mëvonë se nuk ka pasur aksident me mjetin që e dërgonte në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krujës për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes"  


/Ora News.tv/