Për politologen Edlira Gjoni, ka një ndryshim të dinamikës së ngjarjeve politike në Shqipëri. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Gjoni u shpreh se palët politike po luajnë pas kuintave dhe në mënyrë të fshehtë.

Duke bërë një analizë rreth situatës politike, Gjoni tha se afrimi i mes palëve tregon se mes tyre do të ketë një marrëveshje.

Edlira Gjoni: Dinamika ka ndryshuar, tani palët politike nuk flasin për dy zgjedhje. Brenda opozitës, PD nuk flet fare për zgjedhje. Unë mendoj se ky ndryshim dinamike na bën të kuptojmë që disa mesazhe të qarta janë marrë. Unë nuk e shikoj thellim të krizës, por shikoj çuarje të zgjidhjes së kësaj krize me metoda që ne akoma nuk jemi bërë të ditur. Palët politike po luajnë të gjitha pas kuintave dhe fshehtazi. Edhe nëse nuk do të jetë marrëveshje do të përfundojë ashtu. Të gjitha gjërat që lexojmë mes rreshtave për mbledhjen e djeshme të PS, zërat që kanë filluar të dalin për përgatitjen e së majtës për  zgjedhje jo në qershor, por në mars, ulja e tonit të zërit, miqësimi me LSI. Të gjitha këto janë shenja që na bëjnë të kuptojmë që unë nuk e shikoj zgjidhjen e krizës së largët, por nuk është zgjidhje krize, është thjesht marrëveshje mes palëve. 

/Ora News.tv/