Gjykata e Pukës  ka zhvilluar seancë gjyqësore për shpalljen e ligjshmërisë së mandatit si kryetar bashkie të Gjon Gjonajt.

Kërkesa e Gjonajt është shqyrtuar nga gjyqtarja Flutura Hoxha. Ajo e shpalli të vlefshëm vendimin e KQZ-së, duke i thënë “PO” vlefshmërisë së mandatit të Gjonajt.

Gjon Gjonaj kandidat i Partisë Socialiste fitoi një mandat të dytë në drejtimin e qytetit verior të Pukës, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga numërimi i 25 kutive Gjonaj fitoi me 3730 vota.

Më herët kryebashkiaku Gjonaj është shprehur se objektivi i tij madhor është që në katër vitet e ardhshme Puka të shndërrohet në një qytet të zhvillimit të turizmit gjithëvjetor.



/Ora News.tv/