Gjokutaj: Si po instalohet në Shqipëri oligarkia institucionale

Gjokutaj: Si po instalohet në Shqipëri oligarkia institucionale

Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tregoi se si instalohet oligarkia institucionale në vendin tonë.

Pjesë nga debati: 

Gjokutaj: Protesta e studentëve duhet përshkallëzuar. Deri tani është e vërtetë dhe jep shpresë dhe shumë. Kemi dy lloj oligarkish. Ka oligarki fakti dhe oligarki institucionale. Kur kalon nga oligarki fakti në oligarki institucionale ky është një lloj tumori për një shoqëri dhe një shtet. Oligarkia institucionale është kur ti privilegjet e një grupi të vogël njerëzish i parashikon me ligj dhe ne po kalojmë këtu, ndërsa oligarkia e faktit është që nuk e parashikon ligji por ti si qeveria ua atribuon rast pas rasti favore dhe benefite këtij grupi që komandon pushtetin. Kjo nismë e studentëve duhet të marrë udhë dhe të përshkallëzojnë protestat. Studentët do të jenë ata për të mbrojtur edhe shtresat e tjera për t'i bërë aleatë kundër oligarkisë që po instalohet në Shqipëri. Nëse nuk kuptojmë këtë do bëjmë gabime të njëpasnjëshme. Ka precedentë botëror për këtë, ku studentët kanë parashtruar një pjesë të protestave, por kërkesat duhet të dalin jashtë. 

 

EMISIONET