Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News thotë se politika përdorin kodin mafioz me drejtësinë.

Gjokutaj: Politika në Shqipëri përdor kodin mafioz. E përdori drejtësinë, tani po e spastron sepse di shumë. Pa një politikë të re, nuk ka drejtësi të re. Mekanizmi do të vazhdojë të veprojë. Kjo është objektive. Një zog nuk fluturon pa kontrollin e politikës, jo më gjyqtar. Kjo politikë e vjetër nuk mund të lindë një drejtësi të re. Vullnet nuk ka. Kjo bëhet për të shpëtuar veten. Gjyqtarët që dinë shumë do të largohen dhe të vijnë të rinj që besojnë.


/Ora News.tv/