Gjobitet aktorja që përdori korsinë e personaliteteve, kishte nevoja urgjente

Aktorja Maria Isabel Lopez ka dorëzuar patentën në polici pasi përdori korsinë e personaliteteve që morën pjesë në samitin e Manilës.

Ylli i filmave Filipinas nuk do t’i japë makinës për 2 vite. Sipas BBC, zyrtarët thanë se ajo përdori korsinë e rezervuar për personat VIP sepse kishte nevojë urgjente për të përdorur tualetin.

Ish-fituesja e një kompeticioni bukurie ka marrë pjesë në disa fima. 55-vjecarja tregoi rastin nëpërmjet një postimi në Facebook ku tregonte urgjencën që kishte pasi kishte orë që udhëtonte.

Por, departamenti i transportit të qytetit e akuzoi se kishte hequr tabelat portokalli që ishin vendosur posacërisht për zyrtarët që do merrnin pjesë në Shoqatën e Vendeve të Azisë Juglindore.

EMISIONET