Një histori dashurie që nisi 30 vjet më parë dhe vijon me të njëjtin pasion.  

E nisën rrugëtimin ata të dy vetëm më 10 shtator 1989 kur kurorëzuan dashurinë në martesë, ndërsa sot familja e tyre është zgjeruar, janë prindër të lumtur të dy djemve, dhe gjyshër të mbesës së vogël Diora.

Presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi festojnë sot 30 vjetorin e martesës.

Një videoklip suprizë ishte një nga dhuratat e bukura për këtë 30 vjetor dedikim për bashkëshoren e tij, për dashurinë që do të vazhdojë deri në përjetësi.

Në videoklip janë momentet më të bukura kujtime nga udhëtimet gjithmonë bashkë dhe në krah të njëri tjetrit.




(Ne foto: Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja Mimoza Ndroqi)

/Ora News.tv/