Xhelozia për të dashurën i shkaktoi pasoja të mëdha. Një vajzë nga Florida kishte tre vite lidhje me të dashurin, por e sulmoi gjatë një debati tepër të nxehtë.

Katie Lee Pitchford shtrydhi organet e tij gjenitale derisa pësoi hemorragji. Kur policët arritën në shtpëinë e tyre gjetën djalin e shtrirë, i cili kishte pësuar humbje të madhe gjaku dhe kishte shenja të rrahurash.

21-vjecarja u arrestua menjëherë për sulmin ndaj tij. Në deklaratën për policinë, Katie tha se donte të takonte një shok të vjetër dhe i dashuri gjeti mesazhet në telefon e u bë xheloz.

Por shtoi se konfrontimi ishte vetëm verbal, jo fizik.

/Ora News.tv/