VIDEO/ Premier League "pushton" Kupat e Europës, Arsenal-Chelsea udhëtojnë drejt Baku-së

Do të jetë Arsenal-Chelsea finalja e UEFA Europa League për sezonin 2018-2019. Dy skuadrat angleze kanë siguruar biletën për të udhëtuar drejt Baku-së mes drithërimash. Arsenal kaloi me rezultatin e përgjithshëm 7-3 Valencian, teksa Chelsea iu nevojiten goditjet e penalltive për të eliminuar surprizën e këtij sezoni, Eintracht Frankfurt.

Nga pika e bardhë nuk gabuan "Blutë" që prekin finalen e Europa League. Kujtojmë që finalja luhet në Baku më 29 maj.

Fitorja me goleadë, 4-2 në transfertë erdhi falë edhe një Aubameyang të mrekullueshëm, i cili realizoi një tripletë. Pokeri u kompletua nga Lacazette, teksa dopietë realizoi sulmuesi francez, Kevin Gameiro.

Ndërkohë, Chelsea nuk arriti që të mbyll kualifikimin brenda 180 minutave, duke barazuar me shifrat 2-2 ndaj Eintracht Frankfurt. Goli i Loftus Cheek në minutën e 28-të u duk se i dha të drejtë londinezëve për të zbritur në fushën e Baku.

Por rrjeta e Jovic në pjesën e dytë detyroi skuadrat t'i drejtohen shtesave. As këto të fundit nuk dhanë rezultat, me skuadrat që kërkuan ndihmën e penalltive.

Nga aty, Chelsea ishte më i saktë, duke siguruar të drejtënpër të sfiduar Arsenalin në Baki mbrëmjen e 29 majit.








"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

Kualifikohet Arsenal, Chelsea dhe Eintracht i drejtohen shtesave

89' Aubameyang kompleton tripletën 


69' Aubameyang realizon sërisht, Arsenal kalon në avantazh



58' Sërish Gameiro, Valencia vendos ekuilibrat ndaj Arsenal



50' Lacazzete realizon golin e avantazhit për Arsenal



49' Eintracht e nis me marsh të pestë, Jovic barazon shifrat 



46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë: Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e kthimit gjysëmfinale të Europa League. Chelsea udhëheq me rezultatin 1-0 ndaj Eintracht Frankfurt. Goli i Loftus Cheek në minutën e 28-të i jep të drejtë londinezëve për të zbritur në fushën e Baku, më 29 maj. Takimi i parë është mbyllur në barazim 1-1. Ndërkohë në barazim 1-1 u mbyll pjesa e parë e takimit që po zhvillohet në "Mestalla" mes Valencias dhe Arsenal.Me këtë rezultat janë topçinjtë që kalojnë më tej, pas fitores 3-1 në takimin e parë.


28' Zhbllokohet takimi në "Stamford Bridge", realizon Chelsea


17' Reagon Arsenali, Aubameyang vendos ekuilibrat ndaj Valencias


11' Goli i parë i mbrëmjes vjen nga Spanja, Gameiro kalon në avantazh Valencian ndaj Arsenalit


1' Nisin takimet në "Stamford Bridge" dhe "Mestalla"

Ndiqni LIVE Valencia-Arsenal 

Ndiqni LIVE Chelsea-Eintracht Frankfurt

Formacionet zyrtare:



EMISIONET