Emocione, raste, dy traversa dhe ... barazim 0-0.

Partizani dhe Qarabag zhvilluan takimin e vajtjes së raundit të parë në UEFA Champions League, por në "Selman Stërmasi" nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Një takim me raste të panumërta, megjithatë rastet e pastërta për gol munguan. Kështu, dy skuadrat shtyjnë për në 90 minutëshin e dytë çështjen kualifikim.

I gjithë 90 minutëshi iu nënshtrua reshjeve të shiut, çka solli edhe humbje të shpeshtë të ekuilibrit në fushën e blertë. Gjithsesi, si kundërshtarët ashtu edhe Belica në pjesën e dytë tronditën traversën por pa mundur të gjejnë fundin e rrjetës.

Ky rezultat favorizon së tepërmi Partizanin, që shkon në takimin e kthimit me besimin e plotë. Goli në fushën kundërshtare do i jepte shumë favore, diçka që do e kërkojë ta bëj në ndeshjen e javës së ardhshme në Azerbajxhan.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINË

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes   

Mbyllet takimi

90' Akordohen 3 minuta shtesë

68' Mbaron takimi për Melon, Broja merr vendin e tij

57' Zëvendësim te Partizani, Broën merr vendin e Mensah. 

50' Krosim nga këndi, goditje me kokë e Belica në zonën e vogël dhe topi stampohet në traversë

49' Hakaj kroson në zonë, Çinari godet me kokë por sfera devijohet në këndore nga portieri.  

46' Nis pjesa e dytë

45' Nuk ka minuta shtesë, mbyllet pjesa e parë:

Partizani e ka mbyllur në barazim 0-0 pjesën e parë të ndeshjes së vajtjes ndaj Qarabak. Dueli i vlefshëm për raundin e parë të Champions League prodhoi shumë pak emocione, me dy skuadrat që menduan më shumë për tu mbrojtur. Rastin më të mirë e kishin kampionët e Azerbajxhanit, por sfera u ndal nga shtylla. Reagimi i Partizanit nuk mungoi, por goditja e Asanit përfundoi shumë afër katërkëndëshit dhe  jo rrjetës.

24' Asani merr iniciatën drejt sulmit, maqedonasi lëviz mirë dhe liron të majtën, goditja e tij krijon drithërima, por jashtë.

20' Qarabak pranë golit, sfera trondit shtyllën dhe përfundon jashtë

1' Nis takimi. Topin e parë e luajnë të kuqtë

Klikoni këtu për ta ndjekur LIVE:

Formacionet zyrtare:



/Ora News.tv/